Project Partners

Partnerët tanë

Përse ta përdorni këtë informacion?

Informacioni që ofrohet në këtë faqe interneti është rezultat i përpjekjes bashkëpunuese dhe është i lirë për t’u shpërndarë. Ne besojmë se të gjitha shoqatat e urologjisë në Europë dhe jashtë saj, organizatat e pacientëve, dhe shoqatat profesionale mjekësore do t’i konsiderojnë të dobishme këto materiale për aktivitetet e tyre arsimore. Ju mund të mbështeteni gjithmonë në qëndrueshmërinë e informacionit të të gjitha përkthimeve dhe formateve të tij – i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse praktikat shëndetësore ndërkufitare vazhdojnë të intensifikohen vit pas viti.

Bëhuni partneri ynë!

Suksesi i këtij projekti nxitet nga partneriteti dhe bashkëpunimi i frytshëm. Ne ju mirëpresim t’i bashkoheni rrjetit të partnerëve tanë dhe të na ndihmoni të zhvillojmë këtë sipërmarrje të rëndësishme.

Nëse ju keni një shoqatë kombëtare apo një organizatë mjekësore profesionale, ju mirëpresim që të ndihmoni për zhvillimin e informacionit të pacientit në urologji – për të qenë autori, rishikuesi, apo për të vërtetuar materialet për temat e reja apo ekzistuese.

Nëse dëshironi të bëheni partneri ynë ju lutemi të mos ngurroni të na kontaktoni në.

Si ta përdorni këtë informacion?

Jeni i mirëpritur ta përdorni këtë informacion për të mbështetur aktivitetet e shoqatës tuaj:

  • Shpërndani: Në bibliotekën tonë ju mund të shkarkoni pa pagesë të gjitha fletëpalosjet për Informacionin për Pacientit të EAU. Ato mund të printohen dhe ju mund t’i shpërndani ato sipas nevojës.
  • Lidhuni dhe shpërndani: Ne do të na vijë mirë dhe do të jemi mirënjohës nëse na ndihmoni të përhapim fjalën për këtë projekt – dëshirojmë që nga puna jonë të përfitojnë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur! Ju lutemi shkarkoni banderolat tona dhe lidhuni me ne nga faqja juaj e internetit. Banderolat janë të disponueshme në gjuhë të ndryshme.

Mund të gjeni fletëpalosjet, fletëpalosjen e referimit dhe banderolat në bibliotekë

error: You are not allowed to copy content without permission. Please contact: e.robijn@uroweb.org