Informacionet e sigurta për urologji: pa kufi

Sëmundjet urologjike janë të zakonshme: ato shpesh shkaktojnë shumë shqetësime dhe disa mund të rrezikojnë jetën. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kihen informacione të sigurta për urologji të cilat janë në dispozicion në Internet: informacione të qëndrueshme dhe të cilësisë së lartë që janë të rëndësishme për secilin, pavarësisht gjuhës të cilën e flasin ose në cilin vend ata jetojnë.

Qëllimi kryesor në këtë ueb-faqe është që të jap informacion të sigurt për urologji- të paanshëm, të kuptueshëm dhe të qartë. Të gjitha materialet e botuara këtu, llogarisin dëshmi ekzistuese shkencore, përvojën e ekspertëve mjekësor, si dhe botëkuptimet e pacientëve.

Kjo ueb-faqe është pjesë e iniciativës për njoftimin e pacientëve të udhëhequr nga Asociacioni Evropian i Urologëve, organizate e pavarur, jo profitabile, e cila punon në përparimin e nivelit të kujdesit urologjik në Evropë. Ju lutemi të lexoni më shumë lidhur me EAU projekti i informimit të pacientit që të kuptoni më mirë planet dhe ambiciet tona. Ju po ashtu mund ta shfrytëzoni më mirë këtë ueb-faqe, nëse i lexoni segmentet të cilat ne kemi shkruar veçmas për pacientë, mjekë dhe shoqatat e urologëve.