Unë jam pacient i urologjisë

Unë jam pacient i urologjisë

Si ta përdorni këtë faqe interneti

Informacionin e publikuar në këtë faqe interneti mund ta lexoni në formate të ndryshme.

Nëse parapëlqeni ta lexoni informacionin në letër, ju rekomandojmë që t’i printoni fletëpalosjet e Informacionit për Pacientin të EAU nga biblioteka. Për çdo temë mund të zgjidhni nivelin e detajimit të informacionit.

  • Mundësia e parë është që të printoni fletëpalosjen e Informacionit Bazë e cila ju ofron të gjithë informacionin themelor për sëmundjen në një dokument: që prej shkaqeve dhe simptomave deri te diagnoza dhe trajtimi.
  • Nëse jeni të interesuar të lexoni informacione të hollësishme për gjendjen tuaj, e cila përfshin të gjitha detajet e rëndësishme, mund t’ju nevojitet që t’i printoni fletëpalosjet të cilat trajtojnë çdo temë në mënyrë të veçantë dhe me shumë detaje.

Nëse parapëlqeni ta lexoni informacionin në ekran, jeni i mirëpritur të eksploroni pjesën e temës që ju intereson. Ne jemi siguruar që ju të mund të zgjidhni sasinë e detajeve të cilën doni të lexoni për çdo temë. Fletët e faqes së internetit shfaqin vetëm informacionet themelore, por nëse doni të lexoni informacion plotësues, mund të klikoni në “më jep më shumë hollësi” për ta zgjeruar këtë pjesë.

Gjendja juaj individuale

Kjo faqe interneti ofron informacion të gjerë për pacientët e urologjisë, por ajo nuk merr në konsideratë gjendjen tuaj individuale. Kërkoni gjithmonë këshilla mjekësore profesionale në rast se përjetoni ndonjë simptomë apo keni shqetësime ose merak.

Gjuha juaj nuk është në faqen e internetit?

Ju pëlqen kjo faqe interneti por nuk mund ta përdorni në mënyrën më të mirë të mundshme sepse gjuha juaj amëtare nuk është në këtë faqe interneti? Me ndihmën e partnerëve tanë, ne po punojmë që ta bëjmë faqe interneti të disponueshme në sa më shumë gjuhë që të jetë e mundur. Mund të na ndihmoni duke kontaktuar shoqatën e urologjisë nga vendi juaj dhe t’i inkurajoni ata që t’i bashkohen rrjetit tonë të partnerëve!

Familja dhe miqtë

Jeni i afërm apo mik i ndonjë pacienti të urologjisë? Informacioni në këtë faqe interneti do të jetë i dobishëm edhe për ju gjithashtu. Në të ardhmen ne do të krijojmë pjesë të veçanta për ata të cilët ofrojnë mbështetje dhe kujdes për pacientët e urologjisë.

error: You are not allowed to copy content without permission. Please contact: e.robijn@uroweb.org