Unë jam pacient i urologjisë

Çfarë është urologjia?

Çfarë është urologjia?

Urologjia është një degë e mjekësisë e cila merret me sistemin urinar te femrat dhe sistemin gjenito-urinar te meshkujt. Sëmundjet urologjike po bëhen më të zakonshme sa më shumë që popullsia plaket.

Çfarë janë sëmundjet urologjike?

Sëmundjet urologjike mund të jenë të natyrave nga më të ndryshmet. Urologët marrin në konsideratë të gjitha funksionet e traktit urinar dhe janë të trajnuar që të kryejnë kirurgji dhe gjithashtu të trajtojnë nëpërmjet mjekimit. Shpesh urologët specializohen që të bëhen ekspertë në një fushë më të ngushtë brenda urologjisë, për shembull kancerit urologjik. Në sëmundjet urologjike përfshihen:

Gurët në veshka dhe ureter
Kanceri i prostatës
Kanceri i testikujve
Kanceri i veshkave
Kanceri i traktit urinar
Kancer i penisit
Kanceri i uretrës
Hiperplasia beninje e prostatës
(prostata e zmadhuar dhe LUTS)

Disfunksionet seksuale
(si disfunksionet e ereksionit)
Infertiliteti mashkullor
Inkontinenca (urinimi i pavullnetshëm)
Fshikëza urinare tej-aktive
Dhimbjet e komblikut
Infeksionet urologjike
Patologjia urologjike

Si të lë një takim me një mjek urolog?

Nëse keni ndonjë shqetësim me shëndetin tuaj duhet të shkoni te mjeku i përgjithshëm apo mjeku i familjes i cili do të vlerësojë gjendjen tuaj. Nëse është e nevojshme, duhet t’i drejtoheni një mjeku urolog.

error: You are not allowed to copy content without permission. Please contact: e.robijn@uroweb.org