Unë jam pacient i urologjisë

Gurët në veshka dhe ureter

Gurët në veshka dhe ureter

Gurët në veshka dhe ureter janë të zakonshëm, por është e vështirë për të patur një numër të saktë të atyre që vuajnë prej tyre në Evropë.

Guri është një masë  e fortë e cila zhvillohet nga kristalet që ndahen nga urina brenda traktit urinar. Ata mund të gjenden në veshka ose ureter (tubi i cili kalon nga veshka në fshikëzën e urinës).

Gurët në veshka apo ureter shpesh kalojnë pa ndonjë shqetësim por kjo sëmundje mund të jetë midis atyre me eksperiencat më të dhimbshme që njihen. Në të kaluarën kjo është parë si “ Sëmundja e Hirushes”, sëmundje e cila ishte e zakonshme në mënyrë të arsyeshme por me pak shikueshmëri publike. Sot, sidoqoftë, ka më shumë njerëz që mund të formojnë gurë për shkak të ndryshimeve në dietë dhe stilin perëndimor të jetesës.

Fakte interesante

  • Gurët janë të zakonshëm: rreth 1 në 10 njerëz mund të formojë një gur në një moment të caktuar
  • Ju keni 5 deri 10% mundësi për formimin e gurëve gjatë jetës suaj
  • Meshkujt formojnë gurë më shpesh sesa femrat, në raportin 3 me 1. Ky ndryshim tani po bëhet më i vogël, ndoshta për shkak të ndryshimeve në stilin e jetesës dhe dietës
  • Ju keni më shumë mundësi që të formoni gurë në moshën nga 30 deri 50 vjeç
  • Pacientët me gurë shpesh formojnë gurë më shumë se një herë në jetën e tyre
error: You are not allowed to copy content without permission. Please contact: e.robijn@uroweb.org