Unë jam mjek

Unë jam mjek

Përse të përdorni këtë informacion?

Pavarësisht nëse jeni urolog, infermier, mjek i përgjithshëm, apo ekspert në një fushë të ngjashme, ju jeni i mirëpritur që ta përdorni dhe rekomandoni informacionin dhe materialet e printueshme që ofrohen në këtë faqe interneti. Këto materiale të ilustruara mirë do t’ju ndihmojnë në edukimin e pacientëve tuaj – ato janë të shkruara në një gjuhë të thjeshtë dhe në të njëjtën kohë ato përputhen me bazën më aktuale të evidencave në mjekësi.
Ndërsa ky projekt vazhdon të zgjerohet, gjithnjë e më tepër do të shfaqen tema dhe gjuhë të reja në këtë faqe interneti. Ne punojmë ngushtë me shoqatat urologjike kombëtare, dhe kjo do të thotë se informacioni i ofruar në këtë faqe interneti është i lidhur me rajonin tuaj.

Si ta përdorni këtë informacion?

Jeni i mirëpritur ta përdorni këtë informacion për të plotësuar konsultimet tuaja me pacientët – vetëm ose si plotësim për informacionin që keni në dispozicion në praktikën tuaj. Ju mund ta ndani këtë informacion me pacientët tuaj në tri mënyra:

  • Shpërndani: Në bibliotekën tonë ju mund të shkarkoni pa pagesë të gjitha fletëpalosjet për Informacionin për Pacientin të EAU. Ato mund të printohen dhe ju mund t’ia shpërndani pacientëve tuaj.
  • Rekomandoni: Nëse printimi i fletëpalosjeve nuk është i mundur, mund t’ia rekomandoni pacientëve tuaj këtë faqe interneti dhe fletëpalosjet. Shumica e tyre munden të shkojnë në faqen e internetit dhe ta printojnë informacionin përkatës. Mund të printoni fletëpalosjen tonë të referimit – mund t’ia jepni atë pacientëve në mënyrë që ata të mos harrojnë ta vizitojnë faqen e internetit.
  • Lidhuni dhe shpërndani: Ne do të na vijë mirë dhe do të jemi mirënjohës nëse na ndihmoni të përhapim fjalën për këtë projekt – dëshirojmë që nga puna jonë të përfitojnë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur! Ju lutemi shkarkoni banderolat tona dhe lidhuni me ne nga faqja juaj e internetit. Banderolat janë të disponueshme në gjuhë të ndryshme.

Mund të gjeni fletëpalosjet, fletëpalosjen e referimit dhe banderolat në bibliotekë.

Gjuha juaj nuk është në faqen e internetit?

Ju pëlqen kjo faqe interneti por nuk mund ta përdorni në mënyrën më të mirë të mundshme sepse gjuha juaj amëtare nuk është në këtë faqe interneti? Me ndihmën e partnerëve tanë, ne po punojmë që ta bëjmë faqe interneti të disponueshme në sa më shumë gjuhë që të jetë e mundur. Mund të na ndihmoni duke kontaktuar shoqatën e urologjisë nga vendi juaj dhe t’i inkurajoni ata që t’i bashkohen rrjetit tonë të partnerëve!

error: You are not allowed to copy content without permission. Please contact: e.robijn@uroweb.org