Misioni kryesor i Asociacionit Evropian për Urologji është për të rritur nivelin e kujdesit urologjik në Evropë, dhe për shumë vite kjo është bërë nëpërmjet programeve edukative dhe shkencore që synojnë urologët.
Në vitet e fundit është bërë e qartë se hapi i ardhshëm me impakt në këtë proces mund të bëhet vetëm nëse publiku i gjerë, pacientët dhe familjet e tyre të përfshihen më shumë dhe të bëhen pjesë e misionit. Pacientët e mirë-informuar janë të pajisur mirë për të folur rreth çështjeve që i shqetësojnë ata, për të ndarë informacion në lidhje me mënyrën se si ata e përjetojnë gjendjen e tyre dhe trajtimin. Kjo inkurajon një dialog kuptimplotë në mes të mjekut dhe pacientit, duke çuar në kujdes më të mirë.
Misioni ynë
Çdo pacient urologjik në Evropë duhet të kenë akses në informacionin e pacientit të cilësisë më të lartë.
Misioni i nismës së informimit të pacientit është të sigurojë informacion të besueshëm pacientit në urologji i cili merr parasysh dëshmitë e fundit shkencore, rekomandimet e ekspertëve, dhe nevojat e pacientëve. Ky informacion duhet të jetë konsistente në tërë përmbajtjen dhe cilësor në të gjitha përkthimet e saj dhe relevante për pacientët që jetojnë në vende të ndryshme. Informacioni EAU i pacientit është në përputhje me Udhëzimet EAU.
Vizioni ynë dhe ambicia
Për disa vite, ky website do të ti ofrojë informacion pacientit, material edukativ video, dhe një bibliotekë të gjerë të shkarkimeve që mbulojnë të gjitha gjendjet në urologji. Informacioni do të përditësohet rregullisht për të marrë parasysh dëshmitë e fundit shkencore dhe rekomandimet e ekspertëve dhe do të përkthehet në të gjitha gjuhët evropiane.
Si do të shkojmë deri atje?
Për të arritur ambicien tonë, ne kemi punuar me shumë partnerë entuziastë (link me faqet partnerë), të cilët kontribuojnë në zhvillimin, rishikim, përkthim dhe përshtatja të materialeve të publikuara në këtë faqe interneti. Partneri duke e zgjeruar rrjetin tonë, do të na mundësoj për të trajtuar një fushë të madhe dhe rregullisht të shtojmë materiale të reja dhe gjuhë të reja. Përveç kësaj, ne do të vazhdojmë të mbështetemi në infrastrukturë të gjerë të EAU për të sjellë të gjithë ekspertizën që ne kemi nevojë në këtë projekt.
A ka vend për më shumë informacion të pacientit?
Ka shumë informacioni për pacientët në internet dhe shumë materiale të ndryshme të shtypura janë duke u prodhuar çdo ditë. Disa nga informacionet vijnë nga autoritetet e besuar, si spitale ose shërbime shëndetësore kombëtare, por mjaft vijnë nga burime të pabesueshme dhe të njëanshëm. Ne besojmë se duke siguruar një burim tjetër të besueshëm të informacionit të pacientit në internet bëjmë një kontribut kuptimplotë për rrjetin e furnizuesit të besueshëm të informacionit, duke bërë të mundur që pacientët dhe familjet e tyre të edukohen më lehtë.
Ne përputhje me parimet të Shëndetësisë në Rrjet (HON) dhe ky website është plotësisht i certifikuar-HON.