• Go to:

Gurët në veshka dhe ureter janë të zakonshëm, por është e vështirë për të patur një numër të saktë të atyre që vuajnë prej tyre në Evropë.

Guri është një masë  e fortë e cila zhvillohet nga kristalet që ndahen nga urina brenda traktit urinar. Ata mund të gjenden në veshka ose ureter (tubi i cili kalon nga veshka në fshikëzën e urinës).

Gurët në veshka apo ureter shpesh kalojnë pa ndonjë shqetësim por kjo sëmundje mund të jetë midis atyre me eksperiencat më të dhimbshme që njihen. Në të kaluarën kjo është parë si “ Sëmundja e Hirushes”, sëmundje e cila ishte e zakonshme në mënyrë të arsyeshme por me pak shikueshmëri publike. Sot, sidoqoftë, ka më shumë njerëz që mund të formojnë gurë për shkak të ndryshimeve në dietë dhe stilin perëndimor të jetesës.

Çfarë është guri?

Guri është një masë e fortë, e ngurtë që mund të formohet në fshikëzën e tëmthit, fshikëzën e urinës, dhe veshka. Këto lloje gurësh kanë shkaqe të ndryshme dhe trajtohen në mënyra të ndryshme.

Kjo fletëpalosje diskuton për gurët në veshka dhe ureter. Këta gurë zhvillohen në veshka dhe mund të qëndrojnë aty apo të kalojnë në ureter (Fig. 1).

Gurët në veshka formohen kur mineralet apo kripërat e acidit në urinën tuaj kristalizohen. Shumica e gurëve eliminohen gjatë urinimit. Megjithatë, ndonjëherë guri mbërthehet në ureter, e bllokon rrjedhjen normale të urinës, dhe shkakton simptoma. Gurët gjithashtu mund të jenë shumë të mëdhenj për ta lënë veshkën. Në të dyja rastet ju mund të keni nevojë për trajtim për të hequr gurin.

Fig. 1: Trakti urinar.
Fig. 1: Trakti urinar.

Fakte interesante

  • Gurët janë të zakonshëm: rreth 1 në 10 njerëz mund të formojë një gur në një moment të caktuar
  • Ju keni 5 deri 10% mundësi për formimin e gurëve gjatë jetës suaj
  • Meshkujt formojnë gurë më shpesh sesa femrat, në raportin 3 me 1. Ky ndryshim tani po bëhet më i vogël, ndoshta për shkak të ndryshimeve në stilin e jetesës dhe dietës
  • Ju keni më shumë mundësi që të formoni gurë në moshën nga 30 deri 50 vjeç
  • Pacientët me gurë shpesh formojnë gurë më shumë se një herë në jetën e tyre
error: Content is protected !!