• Go to:

SWL bëhet me një makineri e cila mund t’i thyejë gurët nga jashtë trupit. Për të thyer gurin, valët-shok të përqendruara  (pulse të shkurtra të valëve të tingullit me energji të lartë) transmetohen në gur nëpërmjet lëkurës. Guri e përthith energjinë e valëve dhe kjo e thyen në copa më të vogla. Pastaj fragmentet e gurit kalojnë me urinën (Fig. 1).

SWL është e përshtatshme për mbi 90% të të gjithë pacientëve. Megjithatë, suksesi i saj varet nga disa faktorë si karakteristikat e gurit dhe gjendja juaj fizike.

Fig. 1: Valët shok të fokusuar e thyejnë gurin në fragmente.
Fig. 1: Valët shok të fokusuar e thyejnë gurin në fragmente.
Fig. 2: Lloji i zakonshëm i makinës SWL.
Fig. 2: Lloji i zakonshëm i makinës SWL.

Si kryhet SWL?

Ju vendoseni në një tavolinë operimi me ijen tuaj të pozicionuar drejt gjeneratorit të valëve-shok (Fig. 2). Vendndodhja e saktë e gurit tuaj përcaktohet nga ultratingulli apo rrezet-X.

Gjatë procedurës do të jeni në gjendje për të dëgjuar krijimin e valëve shok; kjo tingëllon si zhurmë e dobët (kërcitje). Mjeku juaj do ta fillojë me nivele intensiteti të ulët dhe ngadalë do ta rrisë fuqinë e valëve. Nuk ka nevojë për anestezi,por do të merrni ilaçe për dhimbje për t’ju lehtësuar gjatë procedurës. SWL zgjat rreth 45 minuta.

Nëse keni një gur të madh është plotësisht e zakonshme që të keni nevojë për seanca të shumëfishta për të thyer plotësisht atë.

Kur nuk rekomandohet SWL?

Ka disa kundërindikacione për SWL që kanë të bëjnë ose me gjendjen tuaj fizike, ose me karakteristikat e gurit.

SWL nuk rekomandohet nëse:

  • Jeni shtatzënë
  • Keni rrezik të lartë për gjakderdhje të rënda
  • Keni ndonjë infeksion të pakontrolluar
  • Keni tension të lartë të gjakut të pakontrolluar
  • Fiziku juaj e bën të vështirë për të arritur deri te guri
  • Ju keni një aneurizëm
  • Keni një pengesë anatomike në traktin urinar, nën gur ose në fshikëzën e urinës
  • Guri juaj është shumë i fortë (për shembull gurët e cistinës)
  • Nuk mund ta kaloni gurin për shkak të madhësisë  apo vendndodhjes së tij

A do të jem pa gurë menjëherë pas trajtimit?

Jo. SWL e thyen gurin tuaj në copa të vogla. Këto fragmente do të kalojnë me urinën në ditët ose javët pas SWL.  Mund të përdorni MET për të ndihmuar kalimin e fragmenteve të gurit.

Si të përgatitem për procedurën?

Mjeku do t’ju këshillojë në mënyrë të detajuar se si të përgatiteni për procedurën. Nëse  merrni ndonjë ilaç për të parandaluar koagulimin e gjakut, diskutoni me mjekun tuaj nëse keni nevojë për ta ndaluar atë para procedurës. Mos hani asgjë 4 orë para trajtimit.

The operation

Shock-Wave Lithotripsy

Sa kohë më duhet për t’iu kthyer sërish aktiviteteve normale ditore?

Në përgjithësi, ju mund ti ktheheni sërish aktiviteteve tuaja të rregullta menjëherë pas trajtimit. Megjithatë, sigurohuni që të bëni pak pushim në ditën e procedurës. Nëse keni marrë ilaçe kundër dhimbjes apo për qetësim, mos i jepni makinës apo ndonjë mjeti tjetër me motor brenda 24 orëve të para pas SWL.

Nëse nuk keni ndonjë dhimbje, është e rëndësishme që të pini më shumë se zakonisht për të nxjerrë fragmentet e gurit. Mundohuni të pini më shumë se 2 litra çdo ditë. Nëse keni kolikë renale, pyesni mjekun tuaj se sa duhet të pini. Mos pini pije alkoolike 24 orët e para pas procedurës.

Duhet të filtroni urinën tuaj për të kapur fragmentet e gurit për analizë.

Mjeku do t’ju japë një program kohor për vizitat e kontrollit të rregullt në javët e para pas SWL.

Duhet të ktheheni menjëherë në spital nëse:

  • Keni temperaturë
  • Ndjeni dhimbje në veshkë ose ije
  • Keni ende gjak në urinën tuaj më shumë se 2 ditë pas trajtimit

Avantazhet e SWL

  • Rrezik i ulët i komplikimeve
  • Nuk ka nevojë për anestezi

Disavantazhet e SWL

  • Nuk e heq gurin tuaj. Në vend të saj, fragmentet e gurit do të kalojnë në ditët apo javët në vijim, të cilat mund të shkaktojnë kolikë renale
  • Mund të keni nevojë per seanca të shumëfishta për gurë të mëdhenj
error: Content is protected !!