• Go to:

Ureteroskopia (URS) është një lloj trajtimi që bëhet me një endoskop të kalibrit të vogël. URS është e zakonshme, normat e suksesit janë të larta, dhe rreziku i komplikimeve është i ulët.

Për URS ju do të kryeni anestezi të përgjithshme, shpinore ose intravenoze. Pasi të jeni nën anestezi, mjeku hyn në fshikëzën tuaj të urinës me endoskop përmes uretrës pa bërë prerje në trupin tuaj. Guri largohet jashtë duke përdorur një “shportë” të veçantë (Fig. 1).

Si bëhet Ureteroskopia (URS)?

Për URS ju do të kryeni anestezi të përgjithshme, shpinore ose intravenoze. Pasi të jeni nën anestezi, mjeku hyn në fshikëzën tuaj urinare me endoskop përmes uretrës pa bërë prerje në trupin tuaj. Në varësi të vendndodhjes së gurit, përdoret  ureteroskopi i ngurtë ose fleksibël. Një ureteroskop fleksibël e lejon mjekun që të arrijë praktikisht çdo pikë brenda veshkës (Fig. 2).

Kur guri është identifikuar, ai mund të largohet jashtë duke përdorur një “shportë” të veçantë. Nëse guri është tepër i madh për t’u hequr plotësisht, ai mund të fragmentohet duke përdorur lazer, me ultratinguj, apo një litotripter pneumatik (i cili punon si një çekiç i vogël). Në këtë pikë të gjithë fragmentet e gurit janë hequr.

Në bazë të asaj se si shkon operacioni, mjeku mund të ketë nevojë që të vendosë një stent-JJ në ureter për ta bërë të sigurt rrjedhjen e urinës përmes sistemit urinar. Stenti do të hiqet kur rrjedha juaj urinare të jetë bërë normale. Kjo mund të kërkojë disa ditë deri në disa javë.

Fig. 1: Guri nxirret nga ureteri duke përdorur shportën.
Fig. 1: Guri nxirret nga ureteri duke përdorur shportën.
Fig. 2: Ureteroskopi fleksibël e lejon mjekun të arrijë në çdo pikë brenda veshkës.
Fig. 2: Ureteroskopi fleksibël e lejon mjekun të arrijë në çdo pikë brenda veshkës.

Kur duhet ta marr në konsideratë URS?

Nëse guri juaj nuk është i madh (përgjithësisht nën 2 centimetra), URS është një alternativë për SWL. Edhe pse URS është më invazive se SWL dhe kërkon anestezi, ajo është një alternativë e sigurt dhe efektive për trajtimin e gurëve në veshka apo ureter. Ngaqë fragmentet e gurit hiqen gjatë procedurës, ju nuk keni nevojë që ti kaloni më pas. Ju keni një mundësi të lartë për të qenë pa gurë me një operacion të vetëm. Mjeku juaj do të diskutojë për ndryshimet midis SWL dhe URS në gjendjen tuaj individuale.

The operation

Kur nuk rekomandohet URS?

Ka disa kundërindikacione për URS. Në përgjithësi mund të kryhet në pothuajse çdo pacient, për aq kohë sa gjendja juaj lejon e anestezinë dhe nuk keni një infeksion të rrugëve urinare të patrajtuar. URS mund të bëhet edhe pa i ndërprerë ilaçet për koagulimin e gjakut. Megjithatë, është gjithmonë e rëndësishme që të diskutoni me mjekun gjendjen tuaj individuale.

Si të përgatitem për procedurën?

Mjeku do t’ju këshillojë në mënyrë të detajuar se si të përgatiteni për operacionin. Nuk duhet të hani, pini, apo të pini duhan për 6-8 orë para procedurës për anestezi.

Sa kohë më duhet për t’iu kthyer sërish aktiviteteve normale ditore?

Zakonisht ju mund të dilni nga spitali 2 ditë pas procedurës dhe t’i ktheheni aktiviteteve normale të përditshme. Urina juaj mund të përmbajë pak gjak për disa ditë. Nëse është vendosur stenti-JJ gjatë procedurës, mjeku do t’ua heqë atë kur rrjedha e urinës të jetë kthyer në normale.

Duhet të ktheheni menjëherë në spital nëse:

  • Keni temperaturë
  • Ndjeni dhimbje ne veshka ose ije

Avantazhet e URS

  • Heqja e menjëhershme e gurit
  • Rrezik i ulët i komplikimeve

Disavantazhet e URS

  • Kërkon anestezi
  • Ekziston një rrezik i vogël për dëmtimin e ureterit
error: Content is protected !!