Çdokush mund të zhvillojë gur në veshka gjatë jetës së tij ose të saj. Gurët mund të formohen nëse ekziston një çrregullim në mënyrën e prodhimit të urinës. Kjo mund të jetë e lidhur me atë se sa ju pini dhe nëse ekzistojnë substanca në urinën tuaj të cilat shkaktojnë formimin e gurit.
Gurët mund të kenë gjithashtu edhe shkaqe të tjera.
Disa njerëz kanë më shumë gjasa për të formuar gurë se të tjerët. Ju jeni në rrezik më të lartë, nëse keni:
- Histori familjare të sëmundjes së gurit
- Gur i cili përmban brushite, acid urik, ose urate
- Gurë të shkaktuara nga një infeksion në sistemin tuaj urinar
- Një kusht gjenetik që ju bën të prirur për formimin e gurëve
- Një ngushtim i ureterëve
- Një pengim në lidhjen e ureterit me veshkën
Kushte të caktuara urologjike mund të rrisin rrezikun e sëmundjes së gurit:
- Veshka sfungjerore medulare (defekt i lindjes)
- Një kist apo një gjendje tjetër që quhet divertikulum kaliceal
- Refluks vezikoureteral (lëvizje anormale e urinës në ureter apo veshka)
- Veshkë në formë patkoi (defekt i lindjes)
- Ënjtje në një prej uretereve, i quajtur ureterocel
- Nefrokalcinoza (shumë kalcium në veshka)
Disa nga gjendjet tjera janë të shoqëruara gjithashtu me sëmundje të gurit. Këto përfshijnë:
- Hiperparatiroidizmi (prodhimi i tepërt i hormoneve nga gjendra paratiroide)
- Sëmundjet gastrointestinale (anashkalimi jejuno-ileal, heqja (resekcioni) e zorrëve, sëmundja Crohn, çrregullet e përthithjes nga zorrët, dhe diversioni urinar)
- Sarkoidoza (inflamacion që shkakton gunga të vogla të qelizave në organe të ndryshme në trupin tuaj)
Përveç kësaj, formimi i gurit është i lidhur me disa ilaçe. Ju lutemi mos ndërprisni asnjë mjekim nëse mjeku juaj nuk jua këshillon atë.