Disa pacientë të cilët kanë pasur gurë në veshkë ose ureter, mund të formojnë sërish gurë në të ardhmen. Pasi guri kalon apo është larguar, mjeku do të përcaktojë nëse jeni në rrezik të lartë për përsëritje. Për ta bërë këtë, ai ose ajo duhet ta analizojë gurin. Përveç kësaj, mjeku do të kontrollojë rezultatet e analizave të gjakut dhe urinës të cilat janë bërë para trajtimit.
Nëse keni rrezik të lartë të rishfaqjes (Shih Shkaqet e Gurëve në Veshka), mjeku do të kryejë një sërë analizash specifike të gjakut dhe urinës. Në varësi të rezultateve të analizave, mjeku do të rekomandojë masat parandaluese ose analiza të mëtejshme.
Këshilla të përgjithshme të stilit të jetesës për të parandaluar gurët
Edhe në qoftë se keni rrezik të ulët të formimit të një guri tjetër, mjeku dhe infermierja do t’ju këshillojë që të bëni disa ndryshime në stilin e jetesës. Këto masa zvogëlojnë rrezikun e krijimit të një një guri tjetër dhe përmirësojnë shëndetin tuaj në përgjithësi. Këshillat e mëposhtme janë për të rriturit.
Pini më shumë
- Sigurohuni që të pini 2.5 deri 3 litra çdo ditë
- Pini në mënyrë të barabartë gjatë gjithë ditës
- Zgjidhni pije me pH neutral, veçanërisht ujë
- Vëzhgoni se sa urinë bëni. Ajo duhet të jetë 2-2,5 litra çdo ditë
- Vëzhgoni ngjyrën e urinës tuaj: ajo duhet të jetë e çelët
- Pini edhe më shumë në qoftë se jetoni në një klimë të nxehtë ose bëni shumë ushtrime fizike. Kjo do të ju ndihmojë për të balancuar humbjen e lëngjeve
Përshtatni dietën tuaj
Në varësi të situatës tuaj individuale, mjeku mund t’ju rekomandojë që të përshtatni dietën tuaj. Është e rëndësishme që ta diskutoni fillimisht me mjekun këtë.
- Mbani një dietë të ekuilibruar dhe të larmishme
- Hani shumë perime, fibra, dhe fruta (sidomos agrume)
- Mundohuni të hani ushqime me pak oksalate si vezë, thjerrëza, oriz të bardhë, mollë me lëvore, rrush, lulelakër, kungull, etj.
- Sigurohuni që dieta juaj të përmbajë sasi të mjaftueshme të kalciumit (rreth 1,000 miligram në ditë). Megjithatë, jini të kujdesshëm me suplementët e kalciumit dhe gjithmonë pyesni mjekun ose infermieren tuaj për këshilla
- Zvogëloni sasinë e kripës në dietën tuaj (jo më shumë se 3 deri në 5 gram në ditë)
- Mos hani shumë proteina shtazore, veçanërisht të mishit nga kafshët e reja. Në vend të kësaj, hani më shumë proteina bimore, që gjenden për shembull në avokado, lulelakër, apo bizele
- Mbani një peshë të shëndetshme (indeski i masës tuaj trupore duhet të jetë midis 18-25 kg/m2)
Zakone të shëndetshme
Mbajtja e një stili jetese të shëndetshëm është gjithmonë një ide e mirë.
- Mundohuni të bëni ushtrime 2 ose 3 herë në javë
- Shmangni stresin
Shko në internet
Lexoni më shumë në broshurat Litholink se si ta përshtatni dietën tuaj.
Vlerësimi metabolik
Nese keni një rrezik të lartë të formimit të më shumë gurëve (Shih Shkaqet e Gurëve në Veshka dhe Ureter), mjeku juaj do të kryejë një vlerësim metabolik. Kjo është një seri me analiza të gjakut dhe urinës për të përcaktuar se për cilin trajtim shtesë mund të keni nevojë.
Në varësi të rezultateve të analizave, ju mund të merrni mjekim. Në përgjithësi, mjekimi do të shkaktojë pak ose aspak efekte anësore. Përveç kësaj, do të ishte e dobishme që të merrni në konsideratë ndryshimet në stilin e jetesës (Shih Parandalimi i Rishfaqjes së Gurëve).
Si pjesë e vlerësimit të metabolizmit mjeku do t’ju kërkojë që të mblidhni urinën në 2 periudha të ndara prej 24 orësh. Kjo bëhet 3 javë pas guri juaj ka kaluar ose është hequr. Matet sasia e urinës dhe nivelet e substancave të ndryshme në urinë.
Dy deri në tre muaj pasi të keni filluar mjekimin, mjeku do të marrë një mostër tjetër të urinës për të kontrolluar nëse doza duhet të rregullohet. Për një pjesë të madhe, trajtimi varet nga lloji i gurit që keni pasur.