Gurët nga kalcium-oksalatet
Nëse keni pasur gur nga kalcium-oksalatet mund të keni rrezik të lartë të formimit të më shumë gurëve, por kjo nuk ndodh gjithmonë. Pasi të keni pasur gur nga kalcium-oksalatet ju duhet:
- Të hani më pak ushqime të pasura me oksalate (për shembull, ravenë, panxhar, bamje, spinaq, çard zviceran, patate të ëmbël, çaj, çokollatë, dhe produkte soje)
- Të ulni konsumin e ushqimeve të pasura me purine
- Të mos konsumoni më shumë se sasia e rekomanduar ditore e vitaminës C
- Në të gjitha rastet, kontaktoni me mjekun tuaj për këshilla personale
Nëse vlerësimi metabolik tregon se keni një rrezik të lartë të formimit të më shumë gurëve, ju do të merrni ilaçe për të reduktuar rrezikun e përsëritjes.
Gurët nga kalcium-fosfatet
Nëse keni pasur gur nga kalcium-fosfatet ju mund të keni rrezik të lartë të formimit të më shumë gurëve, por jo gjithmonë. Lloji i trajtimit që do të kryeni varet nga shkaku i gurit.
Gurët nga acidi urik
Nëse keni pasur gur nga acidi urik ju keni rrezik të lartë të formimit të më shumë gurëve. Konsumimi i vogël i ushqimeve të pasura me purine mund të ulë mundësinë e formimit të një guri tjetër. Nivelet e larta të purineve janë gjetur në lloje të caktuara të peshkut (si harengë, midhje, sardele, anhovi), mishi i kuq dhe organe (zemra,mëlçia, veshkat).
Do të merrni mjekim për të mbajtur vlerën e pH të urinës suaj midis të 6.2 dhe 6.8. Ju mund të kontrolloni vlerën e pH të urinës lehtësisht në shtëpi me test me shirita.
Gurët nga amonium-uratet
Nëse keni pasur gur nga amonium-urati keni rrezik të lartë të përsëritjes dhe gjithashtu mund të keni infeksion të traktit urinar. Ju do të merrni antibiotikë për trajtimin e infeksionit dhe do të duhet të merrni mjekim për të mbajtur nivelet e pH midis 5.8 dhe 6.2.
Gurët struvite dhe të infeksionit
Nëse keni pasur gurë struvite ose nga infeksioni, keni rrezik të lartë të formimit të më shumë gurëve. Ju mund të keni nevojë për të marrë antibiotikë për t’u siguruar që infeksioni nuk kthehet.
Gurët e cistinës
Nëse keni pasur gur nga cistina keni rrezik të lartë të formimit të më shumë gurëve. Duhet të pini lëngje të mjaftueshme për të prodhuar të paktën 3 litra urinë çdo ditë. Ngrënia e më pak kripe do të ulë nivelin e cistinës në urinën tuaj. Do të merrni mjekim për të rritur vlerën e pH të urinës suaj në 7.5 ose më të lartë. Në fund të kësaj mund të merrni mjekim për të ulur nivelin e cistinës.
Gurët e tjerë
Ka edhe lloje të tjera të gurëve që janë shumë të rralla. Mjeku do të diskutojë gjendjen tuaj individuale dhe mundësitë e trajtimit me ju.