Kolika renale akute
Kolika renale është një situatë akute, e dhimbshme e shkaktuar nga një gur që bllokon ureterin. Shkoni tek mjeku i familjes ose në qendrën më të afërt të urgjencës sa më shpejt të jetë e mundur për të lehtësuar dhimbjen.
Dhimbja lirohet zakonisht me AIJS (ilaçe antiiflamatore josteroide), të cilat ju mund ti merrni si tabletë ose suposta. Nëse ky hap i parë i trajtimit nuk ndihmon, do të merrni qetësues të më të fortë të dhimbjeve të quajtura opoide. Zakonisht, ato injektohen direkt në venë. Disavantazhi i opoideve është se ata mund t’ju shkaktojnë të përziera.
Në raste të rralla, ilaçet nuk funksionojnë. Në këtë rast mjeku mund të ketë nevojë të zbrazë urinën nga veshka. Kjo quhet dekompresion.
Ka dy metoda të dekompresionit:
- Duke vendosun një Stent-JJ ureterale në ureter përmes uretrës (Fig.1)
- Duke futur tubin perkutan për nefrostomi në veshkën tuaj drejtpërdrejt nëpër lëkurë (Fig. 2a dhe 2b)
Të dyja metodat janë njëlloj efektive.
Veshkat me obstruksion dhe të infektuara
Nëse ju keni kolikë renale dhe ethe njëkohësisht, ose në qoftë se ndiheni jashtëzakonisht të lodhur, duhet të shkoni menjëherë në departamentin më të afërt Urologjik. Do të kryeni analiza të gjakut dhe urinës për të parë nëse keni një veshkë të infektuar, me obstruksion.
Nëse po, duhet të bëni dekompresion të menjëhershëm për të lehtësuar presionin në veshkën tuaj. Pas dekompresionit do të merrni antibiotikë për të pastruar infeksionin. Mund të trajtoheni për largimin e gurit vetëm pasi infeksioni të ketë kaluar.