Nefrolitotomia perkutane (PNL) është operacion për të hequr gurët e mëdhenj drejtpërdrejt nga veshka. Avantazhi është se edhe gurët shumë të mëdhenj hiqen me një operacion të vetëm (Fig. 1a dhe b).
Megjithatë, ajo është shumë invazive krahasuar me SWL dhe URS dhe ka një rrezik të lartë të komplikimeve. Ndërlikimet më të shpeshta të PNL janë rrjedhja e gjakut dhe temperatura.
Kur duhet ta marr në konsideratë PNL?
PNL duhet të merret në konsideratë kur guri është shumë i madh (më i madh se 2 centimetra) dhe nuk ka lëvizur në ureter. Doktori mund ta diskutojë gjithashtu PNL si një mundësi trajtimi nëse:
- Keni më shumë se një gur
- Guri juaj është shumë i fortë
Si kryhet PNL?
PNL kryhet nën anestezinë e përgjithshme. Ndërsa jeni nën anestezi, mjeku e punkton veshkën me një gjilpërë nëpërmjet lëkurës. Mjeku e bën kanalin punktues mjaftueshëm të madh për të futur nefroskopin. Në varësi të madhësisë së gurit ai, ose largohet plotësisht, ose thyhet në copa më të vogla. Copëzimi i gurit bëhet me lazer, ultratingull, apo një litotripter pneumatik (i cili punon si një çekiç i vogël). Në këtë pikë të gjithë fragmentet e gurit janë hequr. Ndonjëherë vendoset një stent-JJ (Fig. 2) ose një tub i nefrostomisë perkutane (Fig. 3) për t’u siguruar që urina mund të largohet nga veshka.
The operation
This animation shows what happens when you undergo a PCNL.
Kur nuk rekomandohet PNL?
PNL është një procedurë e sigurt dhe efektive por ka edhe disa kundërindikacione, sepse guri arrihet drejtpërdrejt përmes lëkurës. Nëse merrni ilaçe për të parandaluar koagulimin e gjakut ju duhet ta ndaloni marrjen e tyre para procedurës. Megjithatë, është gjithmonë e rëndësishme që të diskutoni gjendjen tuaj individuale me mjekun. Përveç kësaj, PNL nuk rekomandohet nëse jeni shtatzënë ose nëse fiziku juaj e bën të vështirë për të hyrë në veshkë.
Si të përgatitem për procedurën?
Mjeku do t’ju këshillojë në mënyrë të detajuar se si të përgatiteni për operacionin. Ju nuk duhet të hani, pini, apo të pini duhan për 6-8 orë para procedurës për anestezi.
Sa kohë më duhet për t’iu kthyer sërish aktiviteteve normale ditore?
Pas PNL do të qëndroni në spital për disa ditë. Në rast se keni një tub të nefrostomisë perkutane, do të dilni kur mjeku ose infermierja të mund ta largojë tubin. Urina juaj mund të ketë pak gjak rreth dy ditët e para. Mos planifikoni ushtrime fizike dy javët e para pas procedurës.
Duhet të ktheheni menjëherë në spital nëse:
- Keni temperaturë
- Ndjeni dhimbje në veshka ose ije
- Ka ende gjak në urinë tuaj një javë pas operacionit